Veshi këpucë për herë të parë në jetë, reagimi i saj është epik

  • 20 June 2019 - 11:21
Veshi këpucë për herë të parë në jetë, reagimi i saj është epik

Një grua nga Parku Nacional në Uganda, ka veshur për herë të parë një palë këpucë të rehatshme të cilat iu dhuruan nga Laura Grier, një kalimtare e rastësishme të cilës i ra në sy bukuria e saj dhe vendosi të zbriste nga makina dhe ta ndihmonte.

Sapo vesh këpucët, gruaja fillon të vallëzojë dhe me thënë të drejtën kërcimi i saj është perfekt.

“Kur e pashë gruan në anën e rrugës të zbathur unë i kërkova shoferit tim të ndalem, gruaja ishte zbathur dhe nuk kishte pasur kurrë këpucë,” tha zonja Grier.

“Ne e ndaluam makinën dhe i dhamë asaj këpucët, reagimi që gruaja pati ishte i pacmueshëm”, shtoi Grier për Newsflare.

(Kosova Sot Online)