Krijesë e çuditshme uji: Mund të rritet mbi një metër, ha gurë e shndërron në zallë

  • 24 qershor 2019 - 10:36
Krijesë e çuditshme uji: Mund të rritet mbi një metër, ha gurë e shndërron në zallë

Shkencëtarët kanë hulumtuar një krijesë të parëndomtë, e cila jeton në ujëra të ëmbla dhe ha gurë

Për herë të parë është hulumtuar një qenie e cila ha gurë dhe sekreton zallë. Siç shkruan “The Mirror”, organizimi Lithoredo abatanica është zbuluar në vitin 2016, ndërsa shkencëtarët tash kanë shqyrtuar mënyrën e jetës dhe funksionimin e këtij organizmi të parëndomtë e bizar. Fjala është për një krijesë të bardhë, e cila mund të rritet mbi një metër dhe jeton në ujët të ëmbël.

Lithoredo abatanica në fakt është një lloj krimi anijesh, nga të cilët me shekuj i kanë munduar marinarët me përtypjen e drurit në anije, Krimbat e anijes, të cilët janë drurin, përdorin gëzhojat e tyre, të culat janë të mbuluara me dhëmbë të imtë, të padukshëm, për ta shpuar drurin.

Lithoredo abatanica është krimb anijeje i cili ha shkëmbij dhe ka dhëmbë me numër më të vogël, por më të trashë, të cilët i përdor për gdhendje nëpër shkëmb.

Dr. J. Reuben Shipwy ka thënë kanë pasur disa sosh në akuariumin e improvizuar dhe kanë mundur të shohin se vërtet sekretojnë grimca të zallit.

Ende nuk është e ditur se sa materie ushqyese nxjerrin nga guri, apo procesi i tretjes ka ndonjë qëllim krejtësisht tjetër.

 

(Kosova Sot Online)