Hajdutët me motoçikleta po bëjnë krime të shumta në Britani, kjo është taktika e policisë për të i ndalur
Shumë vjedhje po ndodhin në Britani të Madhe. Hajdutët pasi po kryejnë veprimin e tyre po largohen me motoçikleta, si një formë më e shpejtë e largimit nga vendi i ngjarjes për të evituar trafikun.
Policia britanike deri vonë e kishte të vështirë zënien e këtyre hajdutëve pasi sipas ligjit nuk mund të rrëzonin hajdutët nga frika e lëndimit të tyre.
Gjithsesi tani policia duket se e ka gjetur zgjidhjen.
Në disa pamje të reja të lëshuara nga autoritetet britanike shihet se si makinat e policisë vozisin drejt këtyre motoçikletave dhe i rrëzojnë ato.
Ndryshe krimet në Britani të Madhe, dhe sidomos në Londër janë rritur shumë vitet fundit.
(Kosova Sot Online)