Pastori gjerman e shpëton vajzën e vogël nga rënia në lumë

  • 26 June 2019 - 12:07
Pastori gjerman e shpëton vajzën e vogël nga rënia në lumë

Një vajzë e vogël është incizuar duke ecur drejt një lumi, për ta marrë topin që i kishte rënë në ujë.

Qeni i saj i shkathët, duke u frikësuar se vogëlushja mund të binte në ujë, e tërheq mbrapa, duke e kapur me dhëmbë për fustani.

Pasi e shpëton, pastori gjerman futet në ujë dhe e merr topin për t’ia kthyer vajzës. Klipi i shkurtër prej 16 sekondash është bërë viral në internet. Në pak ditë ka pasur mbi 5 milionë shikime në Twitter dhe 11 mijë shpërndarje.

Shikojeni:

(Kosova Sot Online)