Aksidenti më epik që keni parë ndonjëherë në jetë

  • 26 June 2019 - 13:19
Aksidenti më epik që keni parë ndonjëherë në jetë

Një burrë është përplasur në mënyrë të “tmerrshme” me një makinë që po ecte shumë më avash se ai vetë.

Videoja gazmore tregon një burrë i cili i ka penguar rrugën një automjet dhe nuk e lë të kalojë.

Ndërkohë që makina ecte gjithnjë e më avash dhe në një moment ndaloi, qytetari shihet duke u “vetë-përplasur” me automjetin.

Për rreth 5 sekonda ai qëndron mbi makinë dhe më pas rrëzohet në tokë, sigurisht me delikatesë që të mos lëndohej, dhe ndenji aty pa lëvizur.

Mendohet se burri me bluze të zezë po e bënte gjithë atë “shfaqje” për para.

(Kosova Sot Online)