Vajza vendos kamerë për ta dëshmuar dhunën, kapet duke u rrahur nga i dashuri brutalisht

  • 27 June 2019 - 10:13
Vajza vendos kamerë për ta dëshmuar dhunën, kapet duke u rrahur nga i dashuri brutalisht

Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor në qytetin e Goias të Brazilit.

Sinzimbra, që është avokate, tha se i dashuri i saj ishte nervozuar pas një problemi që kishin po atë ditë.

Ajo e ka fshehur kamerën në dhomë gjatë diskutimit të ashpër që kishin, ku avokatja i kërkonte të largohej. Në atë moment, ai filloi me dhunën brutale.

I dyshuari, me të cilin Luciana është në lidhje tash e 3 vjet, nuk u arrestua, por nuk ka të drejtë t’i afrohet asaj gjatë hetimeve që po zhvillohen.

 

(Kosova Sot Online)