Zgjohet në ambulancë, shikoni se si pacienti sulmon mjekët gabimisht

  • 01 July 2019 - 22:06
Zgjohet në ambulancë, shikoni se si pacienti sulmon mjekët gabimisht

Një video shokuese është lëshuar kur një pacientë ka sulmuar mjekët brenda një ambulance kur ata ishin duke i ndihmuar.

34 vjeçari Methju Fealey ka sulmuar stafin e ambulancës pasi ata ishin munduar të ndihmonin atë në Nottingham të Anglisë.

Pasi që goditi njërin prej mjekëve, stafi reagoi shumë shpejt dhe rrëzoi pacientin deri sa ai u qetësua.

Policia ka arrestuar pacientin pasi ka marrë pamjet dhe pastaj ai është dënuar me 17 muaj burgim nga prokuroria.

Heath Ismay, njëri prej stafit të ambulancës tha që ishte i shokuar nga ngjarja.

“Askush nuk duhet të përballet me këso gjëra në punën e tij. Nuk është e pranueshme”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)