Momenti kur 59 vjeçarja ia vë flakën shtëpisë së fqinjëve

  • 02 July 2019 - 08:54
Momenti kur 59 vjeçarja ia vë flakën shtëpisë së fqinjëve

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një grua 59 vjeçare ia ka vënë flakën shtëpisë së fqinjëve të tyre. E madje, ajo ishte zbuluar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së saj.

Annie Durham, para se t’ia vë zjarrin shtëpisë, së pari gjuan me armë drejt saj, përmes një hapësirë në gardh, raporton Daily Mail.

Ngjarja ka ndodhur në Del City të Oklahomas me datën 10 qershor, në ora 14:27.

Zjarrfikësit u thirrën menjëherë pasi që filloi të dilte tymi, dhe një pjesë e madhe e shtëpisë ka shpëtuar pa u djegur. Menjëherë pasi që u morën kamerat e sigurisë, policia urdhëroi arrestimin e Durham.

Duhan refuzoi që të jap përgjigje në gjykatë. Ajo u vendos prapa grilave dhe tani është në pritje të gjykimit.

(Kosova Sot Online)