Shikoni se sa afër pushuesve noton ky peshkaqen

  • 04 July 2019 - 17:11
Shikoni se sa afër pushuesve noton ky peshkaqen

Disa pushues në plazhet e Floridas ishin të shokuar kur morrën vesh se një peshkaqen po notonte vetëm disa metra larg tyre.

“Bishti i tij shihej, pastaj ai u zhduk”, tha pushuesja Fran Kumpf për CNN duke treguar se peshkaqeni ishte vetëm disa metra afër saj.

Një helikopter i lajmeve ishte rastësisht rreth zonës kur kapi pamjet dramatike.

Peshkaqeni ishte parë deri tek ujërat e cekura.

Gjithsesi Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Gjallesave Ujore thotë se që prej vitit 1926 ka pasur vetëm 29 sulme të regjistruara të peshkaqenëve në botë. Fjala është për sulme të paprovokuara nga njerëzit. Prej tyre vetëm një ka përfunduar me fatalitet.

Gjithsesi personat që i panë këto pamje më vonë ishin të tmerruar se sa afër tyre po notonte gjallesa.

 
Sharks spotted just a few feet away from swimmers at Daytona Beach

This is how close a shark was to swimmers in Florida https://cnn.it/2NuNdYA

Posted by CNN on Wednesday, July 3, 2019

(Kosova Sot Online)