Pamje tmerruese të kamerës së policit i cili u detyra ta vras qytetarin për ta mbrojtur kolegun

  • 04 July 2019 - 19:27
Pamje tmerruese të kamerës së policit i cili u detyra ta vras qytetarin për ta mbrojtur kolegun

Dy zyrtarë policorë në Gjeorgjia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke u hetuar pasi që ata e qëlluan për vdekje një person i cili i kërcënonte me thikë, dhe i bërtiste “Më vritni”.

Zyrtari policor nga qyteza Athens-Clarke, David Harrison dhe kolegu i tij, Charles Bidinger, iu përgjigjën një thirrje të emergjencës për një person – i cili më vonë u identifikua si Aaron Hong, 23 vjeçar, i cili kishte në dorë një thikë të kasapit dhe shkaktonte probleme në atë qytet.

Sipas Harrison dhe Bidinger, ata arritën në vendin e ngjarjes, ku ishte një person agresiv e që mbante thikë në dorë, dhe donte që të bënte vetëvrasje.

Kur policët u afruan, ai filloi që të ecte përpara me thikën e madhe në dorë dhe shihet se refuzonte që t’i bindej urdhrave “Lëshoje thikën” dhe “Ndalu”. 

(Kosova Sot Online)