Gazeta Britanike: Mafia shqiptare kontrollon tregun prej 6 miliardë dollarësh në Britani të Madhe

  • 14 korrik 2019 - 12:17
Gazeta Britanike: Mafia shqiptare kontrollon tregun prej 6 miliardë dollarësh në Britani të Madhe

E përditshmja prestigjioze britanike, Daily Mail, ka shkruar një artikull të gjatë mbi veprimtarinë e mafisë shqiptare e cila vepron në Londër. Sipas kësaj gazete, shqiptarët publikojnë video me makina të shtrenjta siç janë Rolls-Royces ose Lamborghini Huracan, të shfaqur me maska dhe japin paralajmërime përmes këngëve të tyre rap.

“Ne të vrasim sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për arsye” thotë ai në këngë, “Ata tentojnë të na kapin, por shqiptarët nuk mund të kapen”.

Sipas kësaj gazete, videoja shfaq pamje shokuese brenda mafisë shqiptare në Britaninë e Madhe. Më parë videoja ka qenë sekrete, por tani ka shpërthyer online në mënyrë që të rekrutojë anëtarë dhe “këmbësori”.

Duke postuar fotografi të tyre me armë të rrezikshme, vula të bankave dhe ora Rolex të arit, anëtarët e bandës tentojnë që të marrin afër vetes sa më shumë kriminelë nga Shqipëria për të bërë kontrabandë. Ata i kontrabandojnë shqiptarët për në Britani, në mënyrë që atje t’i bashkohen rrjetit.

Sipas gazetës, përdoruesit e klasës së mesme të drogës, janë ata që i sjellin më së shumti para Perandorisë kriminale shqiptare, e cila e kontrollon tregun prej 5 miliardë funte apo mbi 6 miliardë dollarë të Britanisë së Madhe.

Shqiptarët gjithashtu kanë lidhje me kartelet e Amerikës Latine, duke bërë kështu që ta marrin drogën nga atje, e cila është kokainë e Klasit A, gjithashtu kanë kontrollin e shpërndarjes së drogës në vend.

Për herë të parë, shqiptarët kanë vendin e parë sa i përket të burgosurve të huaj në Britani, në numër, 802 prej tyre. Bandidtët e burgosur, përdorin telefona ilegal në mënyrë që të kontaktojnë me të tjerët që ndodhen në qelitë tjera.

Mafia Shqiptare, e ka marrë kontrollin e tregut të drogës para pesë viteve, duke u lidhur me kartelet e Amerikës së Jugut, të cilët i furnizojnë ata me drogë. Droga nga Amerika Latine arrin në Rotterdam të Holandës, prej nga aty, shqiptarët e kanë në kontroll dhe detyrë që ta marrin në Britani të Madhe, shkruan Daily Mai.

(Kosova Sot Online)