Për të shkuar në shkollë duhet të kalojnë lumin mbi të cilin nuk ka urë, prindërit detyrohen t’i fusin fëmijët në thasë të najlonit

  • 19 July 2019 - 12:34
Për të shkuar në shkollë duhet të kalojnë lumin mbi të cilin nuk ka urë, prindërit detyrohen t’i fusin fëmijët në thasë të najlonit

Nëse ndonjëherë jeni ndjerë i lodhur duke shkuar në shkollë apo thjesht keni menduar se nuk duhet t’i lagni këpucët nga shiu i mbrëmshëm, atëherë kujtoni këta fëmijë nga Vietnami, videoja e të cilëve po bën xhiron e botës.

Ata për të arritur në shkollë duke të kalojnë një lumë i cili nuk ka fare urë. E në kushte ekstreme, aty gjendet një urë e improvizuar nga druri i bambusit, por kur ka vërshime ajo thjesht shembet dhe kështu krijohet një problem i madh.

E për të mos e humbur mësimin, prindërit kanë ndërmarrë veprime të pazakonta, duke i futur kështu fëmijët në thasë të najlonit dhe duke i bartur në shpinë në anën tjetër të lumit.

Megjithatë edhe pse një veprim i tillë është shumë i rrezikshëm, fëmijët kalojnë në anën tjetër të lumit të pastër dhe pa asnjë pikë ujë, e njëjta gjë ndodh edhe kur kthehen në shtëpi.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një baba, i cili bën të pamundurën që të ndihmojë djalin e tij dhe fëmijët e tjerë që të shkojnë çdo ditë në shkollë.

(Kosova Sot Online)