Video shokuese: Shufra hekuri dhe grushta kokës, banda sulmon qytetarët në stacionin e trenit

  • 22 July 2019 - 13:04
Video shokuese: Shufra hekuri dhe grushta kokës, banda sulmon qytetarët në stacionin e trenit

Ky është momenti i tmerrshëm kur dhjetëra persona të maskuar mësyjnë në një stacion treni në Hong Kong  dhe sulmuan udhëtarët.

Burrat e veshur më bluza të bardha që dyshohet të jenë pjesëtarë bandash, sulmuan protestuesit pro demokracisë dhe kalimtarët në distriktin e Yuen Long.

Xhirime të postuara në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra agresorë teksa godisnin qytetarët në stacion me shkopa druri dhe hekuri.

45 vetë mbetën të plagosur, një prej të cilëve në gjendje kritike.

(Kosova Sot Online)