Video tronditëse: Vajza nga autobusi ende në lëvizje, përfundon tek rrotat e pasme

  • 24 July 2019 - 14:07
Video tronditëse: Vajza nga autobusi ende në lëvizje, përfundon tek rrotat e pasme

Një ngjarje e rëndë por dhe e çuditshme ndodhi në qytetin turk të Gebzesë, ku një 18-vjeçare e quajtur Gunay Asar humbi jetën pak ditë më parë, më 16 korrik.

Ajo po udhëtonte normalisht në një autobus urban, kur shoferi hap derën në ecje duke iu afruat stacionit, para se të ndalojë plotësisht.

Në këtë moment, pasagjerja Gunay Asar del pa asnjë arsye nga autobusi ende në lëvizje.

Pas rënies në asfalt, ajo përfundon nën rrotat e autobusit, duke lënë të shokuar të gjithë pasagjerët e kalimtarët.

(Kosova Sot Online)