Momenti i tmerrshëm kur shoferi i zemëruar anglez godet me veturë tre këmbësorë

  • 28 July 2019 - 15:30
Momenti i tmerrshëm kur shoferi i zemëruar anglez godet me veturë tre këmbësorë

Në disa pamje të publikuara në internet shihet se një shofer i nervozuar i veturës Ford Focus i godet qëllimisht dy persona dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Ky sulm i tmerrshëm ka ndodhur në qendër të qytetit Newcastle në Angli.

 Besohet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës nëntë të mbrëmjes sipas kohës lokale. Mosmarrëveshja fillon kur një grua ndalet në rrugë për ta marrë këpucën që i kishte rënë. Më pas, dy burra hyjnë në një veturë të zezë, ndërsa gruaja fillon ta godasë xhamin e përparmë të veturës me këpucë.

Në kohën kur gruaja e godet veturën për herë të gjashtë, shoferi e nis veturën me shpejtësi, duke e goditur anash gruan. Ai nuk ndalet me kaq, sepse më pas e godet edhe një burrë që ishte në trotuar. Vërehet qartë se vozitësi i ka sulmuar ata në mënyrë të qëllimshme.

Nuk është e qartë nëse personat e përfshirë në incident njihen mes vete. Një zëdhënës i policisë ka thënë se ende nuk është arrestuar askush lidhur me këtë sulm. “Jemi të informuar për incidentin dhe rasti është duke u hetuar”, tha ai, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot Online)