Dalin pamjet e sulmit në Festivalin e Kalifornisë

  • 29 July 2019 - 10:55
Dalin pamjet e sulmit në Festivalin e Kalifornisë

Gjatë ditës së diele në orën lokale 17:40 ka ndodhur sulmi në Festivalin Gilroy Garlic në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga ky sulm, tre persona mbetën të vdekur ndërsa dhjetëra të lënduar. Ndërsa policia ka njoftuar se sulmuesi është vrarë në vendin e ngjarjes.

Sulmi i ka marrë jetën edhe një fëmije 6 vjeçar, i cili ishte aty me nënën dhe gjyshen.

E pamjet e para të panikut janë publikuar nga njerëz të ndryshëm në rrjete sociale, e tregojnë tmerrin e njerëzve që ishin aty dhe me të dëgjuar krismat filluan që të vrapojnë.

Madje një video shfaq dy viktima të përgjakura të shtrira në tokë.

Në vazhdim gjeni video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot Online)