I shpëtoi jetën, pitoni e “përqafon” për vdekje

  • 31 July 2019 - 11:15
I shpëtoi jetën, pitoni e “përqafon” për vdekje

Një roje pylli në Indi shpëtoi për mrekulli pasi një piton i madh u përpoq që ta mbyste pasi roja i kishte shpëtuar pak më parë jetën atij.

Kur po pozonte për një foto me pitonin, gjarpri 10 metra i gjatë nisi t’i mblidhej rreth qafës rojes indian.

Në këtë moment rojen e zuri paniku dhe nisi të vraponte duke u munduar që ta lironte “përqafimin” e pitonit, ndërkohë që ndërhynë dhe kolegët e tij për ta “zbërthyer” pitonin.

(Kosova Sot Online)