Minjtë bëjnë 'kanagjegj' në supermarket pasi ikin njerëzit

  • 12 August 2019 - 16:34
Minjtë bëjnë 'kanagjegj' në supermarket pasi ikin njerëzit

Minjtë akrobatë që lëvizin nëpër raftet e supermarketit. Videoja e publikuar në rrjetet sociale bëri bujë dhe indinjoi të gjithë Tokion.

Videoja u filmua të hënën në një nga supermarketet e FamilyMart  që veprojnë në Japoni.

Në video 7 minj të mëdhej dhe të zinj hipin e zbresin nëpër dollapet frigoriferike të supermarketit.

Me të dalë videoja kompania kërkoi të falur mbylli supermarketin dhe nisi desinfektimin.

“Ne sinqerisht ju kërkojmë ndjesë për emocionet e pakëndshme” thuhet në deklaratën që kanë shpëndarë.

“The FamilyMart” ka 14 mijë supermarkete në të gjithë Japoninë.

(Kosova Sot Online)