Dallga 5 metra e lartë hedh në ujë më shumë se 20 vetë

  • 14 August 2019 - 16:18
Dallga 5 metra e lartë hedh në ujë më shumë se 20 vetë

Një grup turistësh janë marrë përpara nga një dallgë gjigante e papritur teksa po shijonin pamjen spektakolare në një pikë tepër të vizituar në Parkun Kombëtar të Sidneit.

Dallga 5 metra e lartë hedh në ujë më shumë se 20 vetë, të cilët ishin ngjitur mbi një shkëmb në breg të detit.

Shkëmbi në fjalë është një pikë që tërheq mjaft vizitorë, pasi ka formën e ngjashme me numrin 8 dhe njerëzit dynden aty për të realizuar foton perfekte për të postuar në Instagram.

Këtë herë incidenti kaloi pa probleme, por shpesh është dashur ndërhyrja e forcave të shpëtimit për të nxjerrë njerëzit nga uji, të cilët nuk po ia dilnin dot për shkak të dallgëve të mëdha.


(Kosova Sot Online)