24-vjeçarja dhunon 10-vjeçarin dhe e mbyll në kafaz me qentë

  • 17 August 2019 - 16:16
24-vjeçarja dhunon 10-vjeçarin dhe e mbyll në kafaz me qentë

Një video tronditëse po përhapet me shpejtësi në rrjet.

Në video shfaqet një grua, e cila dhunon brutalisht një djalë 10-vjeçar dhe më pas e mbyll në një kafaz me qentë.

Lajmi i bujshëm është raportuar nga gjiganti mediatik CNN, që publikon edhe videon e rëndë.

Ajo është arrestuar pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ka njoftuar policia nigeriane.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se kishin analizuar në detaje pamjet, dhe fal tyre kanë gjetur 24-vjeçaren e cila u prangos.

“Në video shihet qartë se si rrah brutalisht djaloshin 10-vjeçar, që më pas e mbyll në një kafaz brenda të cilit ishte qentë. Ajo ka pranuar se është personi që shfaqet në video dhe djaloshin të cilin e rreh e ka të afërm, që kishte shkuar për të jetuar me të pasi kishte humbur të dy prindërit”, ka njoftuar zëdhënësja e policisë nigeriane Bala Elkan.

(Kosova Sot Online)