Udhërrëfyesi po ndiqte gjurmët, papritmas i dalin përpara dhjetëra luanë

  • 21 August 2019 - 16:37
Udhërrëfyesi po ndiqte gjurmët, papritmas i dalin përpara dhjetëra luanë

Ky është momenti kur një udhërrëfyes safari del nga kamioni i tij për të ndjekur një seri gjurmësh luanësh.

Por, siç edhe mund të shihet në pamje, ai nuk e kishte kuptuar se kafshët e rrezikshme ishin shumë afër tij.

Duke transmetuar drejtpërdrejt pamjet, Faulconbridge ndjek gjurmët e këlyshëve dhe ecën rreth në pjesën e pasme të kamionit pa vërejtur tufën e luanëve para tij.

Ai shkon pak metra nga makina e tij, ndërsa vazhdon të kërkojë me kokën poshtë. Por befas rreth tetë luanë shfaqen nga bari i gjatë afër një rruge ngjitur.

Ngjarja ndodhi në Afrikën e Jugu, por fatmirësisht nuk pati asnjë incident pasi kafshët u larguan. 

(Kosova Sot Online)