Video spektakolare: Filmohet gjarpri i porsalindur brenda qeses amniotike

  • 30 August 2019 - 14:53
Video spektakolare: Filmohet gjarpri i porsalindur brenda qeses amniotike

Kjo video tregon momentin e rrallë kur një gjarpër i porsalindur shkëputet nga qesja e tij amniotike dhe merr frymën e tij të parë.

Zvarraniku ka lindur brenda qeses së tejdukshme dhe mund të shihet duke u përplëlitur brenda, para se të dalë përfundimisht pasi e çan atë.

Momenti është kapur në kamerë nga fotografi Dominic Greves i cili mbeti i mahnitur kur pa zvarranikun e porsalindur tek tentonte të shkëputej nga qesja amniotike.

Gjarpri i ri përfundimisht e përdori kokën për t’u çliruar dhe ndoqi nënën e tij për tu siguruar në një gjethe aty pranë.

Duket se gjarpri i vogël ka mbetur vetëm për disa momente ndërsa nëna e tij është larguar me shpejtësi sapo e ka lindur.

(Kosova Sot Online)