Rrufeja godet pranë gazetarit që raportonte nga terreni në mot me shi

  • 30 gusht 2019 - 19:17
Rrufeja godet pranë gazetarit që raportonte nga terreni në mot me shi

Matt Rodewald ishte duke raportuar nga terreni, në një rrugë të Arizonës së Shteteve të Bashkuara, kur për pak nuk u godit nga rrufeja.

Gazetari shpëtoi pa u lënduar nga shkarkimi që u shoqërua me një ndriçim shumë të madh, megjithëse ishte shumë pranë.

Ngjarja ndodhi vetëm pak momente para se ai të niste raportimin e drejtpërdrejtë, për motin me shi dhe stuhi që e ka përfshirë atë regjion.

Si pasojë e reshjeve dhe rrufeve, më se 150 banorë janë pa rrymë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale.

(Kosova Sot Online)