Grabitësi i armatosur hyn në bar për të vjedhur, por aty dikush është i pazakontë!

  • 30 gusht 2019 - 22:51
Grabitësi i armatosur hyn në bar për të vjedhur, por aty dikush është i pazakontë!

Një burrë në St. Louis, është cilësuar “hero” për veprimin e tij të pazakontë gjatë një grabitje me armë.

Ndërsa një grabitës hyri në një bar me armë automatike, të gjithë u fshehën nëpër banakë dhe jo vetëm, por vetëm njëri nuk e prishi fare terezinë. Ai vazhdon të konsumojë cigare dhe pije sikur aty nuk po ndodh asgjë. Edhe kur grabitësi tenton t’i marrë celularin, burri e tërheq dhe nuk ia jep, pavarësisht se i drejtohet arma.

“Ai thjesht ishte shumë i vëmendshëm në lidhje me të”, tha banakieri, i cili shtoi se burri donte të thoshte: “Unë nuk po luaj lojën tënde”.

Të gjithë të tjerët në bar gjatë incidentit të mbrëmjes së të mërkurës mund të shihen duke u fshehur, të frikësuar për jetën e tyre.

“Kjo është e jashtëzakonshme”, shkroi një person në Twitter.

Një përdorues tjetër tha, “Ai mik ka zemër prej çeliku ose nuk ka asgjë tjetër për të humbur. Sido që të jetë, në venat e tij rrjedh akull”.

Sipas raportimeve, i dyshuari arriti të largohej me sendet e vjedhura nga të tjerët dhe paratë në bar, duke mos marrë asgjë nga burri.

Shumë njerëz menduan nëse djali ishte thjesht i dehur duke mos kuptuar se çfarë po bëhej.

“Heroi im“, tha një përdorues në Twitter.

 

(Kosova Sot Online)