Shpërthimi i vullkanit në Itali, momenti kur turistët largohen të tmerruar

  • 31 August 2019 - 12:53
Shpërthimi i vullkanit në Itali, momenti kur turistët largohen të tmerruar

Prej disa ditësh është aktivizuar vullkani, ‘Stromboli’ i cili ndodhet në brigjet e ishullit italian të Sicilisë. Shpërthimi i vullkanit në ishullin e vogël të Strombolit që ka rreth 500 banorë, ka rrezikuar edhe jetën e turistëve.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momente kur turistët largohen me varkë të tmerruar, ndërkohë që shtëllunga e tymit të vullkanit përhapej me shpejtësi.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga vullkani i Strombolit, përcjell bw.

Ai është “një nga vullkanet më aktive” në botë, sipas geology.com, duke u mbiquajtur edhe “Drita e Mesdheut”.

Vullkani ka qenë aktiv për 2000 vitet e fundit. Sidoqoftë, një shpërthim i madh në fillim të korrikut vrau një person.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Your Complete Yacht Resource! (@yachtsonly) on

(Kosova Sot Online)