U mundua ta braktis foshnjën e porsalindur pranë marketit ku punonte, e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë – e ëma përfundon në pranga

  • 05 September 2019 - 14:57
U mundua ta braktis foshnjën e porsalindur pranë marketit ku punonte, e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë – e ëma përfundon në pranga

Një nënë 36-vjeçe nga fshati Cheremshan në Tatarstan, është kapur nga kamerat e sigurisë duke braktisur foshnjën e porsalindur, të cilën e kishte lënë në një qese të najlonit prapa marketit ku ajo punonte.

Pamjet kanë shokuar opinionin në këtë vend, kurse policia ka arritur shpejt ta gjej gruan, e sipas mediave ruse ajo kishte sjellë në jetë foshnjën pa ndihmën e askujt, madje ishte fshehur në shkurre për ta bërë një gjë të tillë.

Ajo menjëherë e kishte futur në një qese të najlonit, duke e braktisur kështu djalin e porsalindur në afërsi të marketit ku ajo punonte dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Por të qarta e foshnjës i dëgjuan minatorët që i telefonuan policisë dhe ndihmës së shpejtë që e dërguan me urgjencë në spital.

Siç raportojnë mediat ruse, gjendja shëndetësore e vogëlushit është stabile, kurse policia ka njoftuar se ka arrestuar gruan që është e martuar dhe ka dy fëmijë tjerë njërin 8 dhe tjetrin 10-vjeç.

Raportohet se bashkëshorti i saj nuk është babai biologjik i foshnjës që tentoi ta braktis, e ndaj saj është ngritur padi për tentim vrasje.

(Kosova Sot Online)