Dehet në tren dhe humb vajzën, pas 20 viteve kupton të vërtetën e tmerrshme

  • 09 September 2019 - 12:32
Dehet në tren dhe humb vajzën, pas 20 viteve kupton të vërtetën e tmerrshme

Një baba rus ishte nisur për një udhëtim së bashku me të bijën e tij  nga Minsku për në Bjellorusi, ngjarja ka ndodhur në vitin 1999, kur edhe vajza e quajtur, Julija humb pa asnjë gjurmë.

Julija Mojsejenko nga Bjellorusia ka arritur sërish të bashkohet me prindërit e saj të vërtetë. Ajo para dy dekadave, kur ishte vetëm 4 vjet, kishte humbur gjatë udhëtimit me babain e saj, shkruajnë mediet e atjeshme.

Gjatë udhëtimit me babain nga Minsku për në Bjellorusisë lindore, në vitin 1999, Julija kishte humbur pa asnjë gjurmë. Sipas shkrimeve të medieve të atjeshme, babai i saj ishte dehur dhe e kishte zënë gjumi, dhe kur ai ishte zgjuar ajo më nuk kishte qenë.

Ajo kishte arritur disi të ngjitet në një tren drejt qytetit perëndimor rus Rijazanj, duke kujtuar vetëm emrat e prindërve të saj, thuhet në kumtesën e MPB-së bjelloruse.

Më tragjike kishte qenë se autoritetet policore vajzën e kishin kërkuar vetëm në Bjellorusi, derisa në Rusi nuk kishin dërguar asnjë informatë lidhur me vajzën e humbur.- kishte deklaruar tashmë 24 vjeçarja Julija Mojsejenko, ndërsa shkruan agjencia e lajmeve ruse RIA.

Mojsejenko ishte rritur nga një familje ruse të cilët e kishin marrë nën mbikëqyrje. Muajin e kaluar një mik i saj në internet kishte gjetur në shpallje për një vajzë të vogël dhe ishte drejtuar autoriteteve bjelloruse me qëllim që të kuptojë nëse bëhet fjalë pikërisht për Julijën.

Vajza Julija më pastaj kishte arritur ti gjejë prindërit e vërtetë dhe ADN analiza kishte konfirmuar se ata janë në lidhje gjaku mes tyre.

(Kosova Sot Online)