Tenton ta rrëmbejë në mes të ditës, vajza godet agresoin

  • 10 September 2019 - 14:33
Tenton ta rrëmbejë në mes të ditës, vajza godet agresoin

Një vajzë e re është kapur nga kamerat e sigurisë se si i kundërvihet një sulmuesi, që tenton ta rrëmbej në mes të ditës në rrugët e Filadelfias.

Incidenti ka ndodhur gjatë të dielës, në rrugën 15 në Veri të Filadelfias.

Policia amerikane ka njoftuar se është vënë në kërkim të burrit të paidentifikuar me ngjyrë, dhe ka publikuar pamjet e tij ku shihet se si tenton ta rrëmbej vajzën e cila i kundërvihet.

Ajo e godet disa herë rrëmbyesin i cili pasi e kupton se nuk do t’ia arrijë qëllimit, largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

(Kosova Sot Online)