Videoja e frikshme tregon një piton masiv duke ndjekur prenë e tij

  • 10 September 2019 - 16:52
Videoja e frikshme tregon një piton masiv duke ndjekur prenë e tij

Një gjarpër i madh u incizua duke përcjellur prenë e vet, përkatësisht antilopën, me këtë të fundit pa dijeninë e prezencës së zvarranikut.

Katinka Steyn, 53 vjeç, filmoi pamjet në Parkun Kombëtar Mapungubwe në Afrikë të Jugut, më 10 gusht.

Videoja fillon duke shfaqur pitonin lart në një pemë, duke mbështjellur trupin rreth saj.

Pasi vuri re kafshën, zvarraniku rrëshqet për në tokë, duke ia mësyrë antilopës.

Gjarpri duket i gatshëm për sulm, por në minutën e fundit, antilopa e vëren atë dhe largohet nga ai. 

(Kosova Sot Online)