Aksident i frikshëm: Injorojnë tabelat, përplasen “kokë më kokë” dy makina

  • 17 September 2019 - 20:09
Aksident i frikshëm: Injorojnë tabelat, përplasen “kokë më kokë” dy makina

Një aksident i tmerrshëm është filmuar me kamerë amatore në qytetin rus Novgorod, ku një makinë që vinte në drejtim të kundërt rrokulliset në dheun e derdhur në mes të rrugës dhe përplaset drejtpërdrejt me veturën nga e cila filmohet ngjarja.

Që të dy shoferët kishin injoruar shenjat paralajmëruese që tregonin qartë se rruga është mbyllur, duke vendosur kështu të kalojnë përmes saj, por një veprim i tillë u kushtoi shtrenjtë.

Videoja është postuar në LiveLeak, ndërsa nuk dihet nëse shoferët e dy veturave kanë pësuar lëndime trupore nga përplasja e drejtpërdrejtë.

(Kosova Sot Online)