Video e fundit e blogeres së njohur pasi zbulon se ka vetëm 2 javë jetë

  • 19 shtator 2019 - 15:01
Video e fundit e blogeres së njohur pasi zbulon se ka vetëm 2 javë jetë

Samantha Last, një blogere e njohur nga Anglia, u zgjua në 2 të mëngjesit me dhimbje migrene dhe disa orë më vonë u diagnostikua me një kancer agresiv në tru.

Disa ditë më vonë ajo mori vesh nga mjekët se kaceri ishte i pashërueshëm dhe se nuk kishte mjekim të disponueshëm që mund t’i zgjaste sadopak jetën. Që nga koha që u diagnostikua gjendja e Samanthas është përkeqësuar ndërsa bashkëshorti i saj ka thënë për mediat se i kanë mbetur vetëm 4 javë jetë.

Nisur nga gjendja e keqe shëndetësore, Last ka filmuar një video prekëse ku thotë fjalët e lamtumirës për 15.000 ndjekësit e saj.

“Ka qenë e mahnitshme si eksperiencë. E kam dashur çdo sekondë. Situata nuk do të rregullohet. Po mundohem ta pranoj, por nuk mundem më..” – thotë ajo me lot në sy.

Samantha është nënë e katër fëmijëve, Danny, 29, Jasmine, 27, Ebony, 23, and Brandon, 21.

(Kosova Sot Online)