Video tronditëse: Po hidhej me parashutë, era përplas në shkëmb 35 vjeçarin

  • 23 September 2019 - 21:50
Video tronditëse: Po hidhej me parashutë, era përplas në shkëmb 35 vjeçarin

Ky është momenti tronditës kur një burrë bie nga një lartësi prej rreth 55 metrash, pasi një erë e përplasi në një sipërfaqe shkëmbore.

Sam Percival, 35 vjeç, i mbijetoi rënies së tmerrshme pasi parashuta e tij u përplas për shkëmbinjtë, bashkë me të.

Ai ishte duke u përpjekur të bëhej personi i parë që hidhej nga Lord Berkeley’s Seat në An Teallach në lartësitë Skoceze.

Bëhet fjalë për lartësi të cilat i kanë marrë jetën tre njerëzve, vetëm gjatë këtij viti.

Percival, një instruktor në natyrë, me origjinë nga Horëich, Lancashire, tha se ndjehet me fat që është gjallë.

(Kosova Sot Online)