Pamje tmerruese kur qeni i policisë sulmon një kalimtar

  • 25 shtator 2019 - 12:58
Pamje tmerruese kur qeni i policisë sulmon një kalimtar

Pamjet e tmerrshme kanë kapur një qen policie duke sulmuar një kalimtar të pafajshëm në Vancouver, Washington. Policia ishte thirrur gjatë mbrëmjes,kur qeni siç shihet në videon e bërë nga një dëshmitar sulmoi një burrë.

Detektivët thanë se veprimet e qenit nuk ishin të lidhura me arrestim.Oficerët u detyruan të lironin dorezën e qenit nga krahu i burrit.

Nathan Lux i cili bëri videon tha: ‘’Nuk mund ta besoja atë që po shihja. Sinqerisht nuk mund ta besoja se kjo ishte diçka e vërtetë. ‘’

Ai shtoi se qeni i policisë nuk dukej se po ndiqte komandat e policit. Departamenti i Policisë Vancouver është duke zhvilluar një hetim të brendshëm për këtë gjë.

Burri që u sulmua nga qeni pësoi dëmtime të lehta tha policia, dhe ai nuk kërkoi trajtim në një spital.

(Kosova So tOnline)