I kapin duke vjedhur, qytetarët i lidhin në shtyllën elektrike dhe rrahin hajdutët

  • 25 September 2019 - 14:50
I kapin duke vjedhur, qytetarët i lidhin në shtyllën elektrike dhe rrahin hajdutët

Ky është momenti tronditës kur turma e qytetarëve rrahin hajdutët të cilët i kishin lidhur në shtyllën elektrike, pasi ishin kapur duke vjedhur brenda një apartamenti në Argjentinë.

Dy burra njëri 35-vjeç e tjetri 41 raportohet se kishin plaçkitur një apartament.

Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq turmën e mbledhur rreth hajdutëve.

Megjithatë dukej se zyrtarët policor nuk po ia dilnin të kontrollonin masën që vazhdimisht e godisnin me shqelma e grushta në gjoks e fytyrë.

Por më shumë truma e njerëzve kishte rrahur njërin prej tyre gjë të cilën e dëshmon fakti që ishte mbuluar në gjak.

(Kosova Sot Online)