Shikoni si futen droga dhe celularët me dron në burg

  • 26 September 2019 - 21:17
Shikoni si futen droga dhe celularët me dron në burg

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një të burgosuri i hidhet me dron një pako me marijuanë dhe një celular.

Burgu i Qarkut Cuyahoga në Ohio publikoi pamjet kur i burgosuri pret pakon që ‘i bie nga qielli’, ndërkohë të burgosurit e tjerë nuk reagojnë.

Menjëherë ai merr pakon dhe e mbulon me uniformën e burgut.

Incidenti bëri që policia të niste një hetim për kontrabandimin e drogës në burg me dron.

(Kosova Sot Online)