Lëvizte me shpejtësi, një person i panjohur godet makinën me tullë

  • 27 September 2019 - 18:06
Lëvizte me shpejtësi, një person i panjohur godet makinën me tullë

Ky është momenti tronditës kur një person i panjohur hedh tullën në drejtim të një makine, e cila po lëvizte me shpejtësi në një autostradë në Leeds të Anglisë.

Kamera e vendosur brenda veturës ka kapur personin që qëndronte mbi urë, dhe që priste momentin që t’i afrohet vetura për ta goditur në xham.

“Më ka zënë në befasi, nuk e kam vërejtur personin mbi urë duke qëndruar. 

Por vetëm kur tulla përfundoi në xham, e kuptova që e kishte bërë me qëllim”, ka deklaruar shoferi 45-vjeçar, Rik Nichols.

(Kosova Sot Online)