Njihuni me ‘babain’ e të gjitha bombave

  • 02 October 2019 - 09:24
Njihuni me ‘babain’ e të gjitha bombave

FOAB, e përcaktuar si babai i të gjithë bombave (Father of All Bombs) mund të konsiderohet si homolog i bombës së mësipërme, por me origjinë ruse.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me një bombë termobarike me rënie të lirë. Forcat e armatosura ruse konfirmojnë se ka një fuqi katër herë më të madhe sesa MOAB-a amerikan dhe për këtë arsye konsiderohet arma më e fuqishme jo bërthamore në botë.

Armët janë mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme për secilën ushtri. Me to luftohet e mbrohet shteti, por jo rrallëherë në histori janë keqpërdorur, ashtu siç keqpërdoren edhe sot.

Megjithatë, funksioni i tyre është shumë i rëndësishëm për çdo shtet të botës, por dhe i rrezikshëm në të njëjtën kohë. Fuqia dhe rrezikshmëria e armëve është me rendësi jetike, veçmas për trupat e këmbësorisë, prandaj këto te fundit gjithnjë synohet qe te pajisen me armët e teknologjisë më të fundit, e cila është avancuar në mënyrë të theksuar në fund të shekullit të kaluar.

(Kosova Sot Online)