Çmenduri, hyn në kafazin e luanit dhe fillon të kërcejë

  • 02 tetor 2019 - 23:02
Çmenduri, hyn në kafazin e luanit dhe fillon të kërcejë

Guximin me çmendurinë shpesh i ndan një fije e hollë, por gjesti që një grua ka bërë në New York shkon përtej guximit.

Ajo është ngjitur mbi rrjetën rrethues dhe ka hyrë në kafazin e Luanit.

Nuk kuptohet se çfarë e shtyu gruan misterioze të bënte këtë veprim, por akoma edhe më i pakuptimshëm ishte fakti se ajo ka përshëndetur Luanin, i cili ndodhej pak metra saj dhe ka filluar të kërcejë.

Fatmirësisht për të, luani nuk ishte i uritur dhe nuk ka shfaqur ndonjë interes të veçantë për gruan dhe e gjithë situata u mbyll pa pasur të lënduar.

(Kosova Sot Online)