Video tronditëse: BMW futet me të kuqe, përplaset me një makinë

  • 04 October 2019 - 17:45
Video tronditëse: BMW futet me të kuqe, përplaset me një makinë

Ky është momenti tronditës kur një makinë tip BMW përplaset me një fugon dhe më pas goditi murin e  një dyqani.

Shkak i aksidentit ishte pasi BMW kaloi semaforin me të kuqe dhe me shpejtësi të lartë.

Në pamjet filmike do të shikoni se si pas aksidentit tre burra dalin nga rrënoja e makinës BMW dhe ikin, duke injoruar totalisht shoferin e fugonit, një burrë në të 30-tat, i cili ishte i shtrirë në rrugë.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të burrave që shpëtuan dhe u larguan pas përplasjes në Coventry.

(Kosova Sot Online)