Pilotët e aeroplanit meksikanë ishin dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë, para syve të tyre fluturuan raketat balistike

  • 07 October 2019 - 10:55
Pilotët e aeroplanit meksikanë ishin dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë, para syve të tyre fluturuan raketat balistike

Pilotët e një aeroplani komercial të mbushur me pasagjerë ishin dëshmitarë të një ngjarje të pazakonshme derisa ishin duke fluturuar, ata panë drita të mëdha që shkëlqenin në qiell, shkruan The Drive.

Por as që kishin menduar se bëhet fjalë për raketën 31 milionë dollarëshe që ka forcën shkatërrojë një vend të tërë, kjo për faktin se përmban kokë bërthamore.

Testimi i raketës balistike nga nëndetësja amerikane Nebraska, është filmuar nga brendësia e kabinës së aeroplanit meksikan që po fluturonte për në Tijuana, transmeton media.

Nëndetësja Nebraska e stacionuar në bregun jugor të Kalifornisë, kishte lansuar të paktën katër raketa balistike Trident II nga 4 deri më 6 shtatori.

“Uou”, dëgjohet duke thënë njëri nga anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit komercial derisa para syve të tij po fluturonin raketat që bënin dritë sikur të ishin yje.

(Kosova Sot Online)