Shikojeni momentin kur shkëputet një copë e madhe e shkëmbit dhe bie mbi veturën në lëvizje

  • 09 tetor 2019 - 10:04
Shikojeni momentin kur shkëputet një copë e madhe e shkëmbit dhe bie mbi veturën në lëvizje

Një copë e madhe e shkëmbit është shkëputur dhe rrokullisur me shpejtësi të madhe nga kodra, duke përfunduar mbi një veturë që lëvizte nëpër një rrugë në jugperëndim të Kinës.

Nga goditja e fuqishme vetura që lëvizte bëhet rrafsh me tokë, kurse shoferi që ishte brenda mrekullisht i shpëton më të keqes.

E gjithë këtë ngjarje pothuajse të “pabesueshme” e ka filmuar një veturë tjetër që po lëvizte nga pas dhe brenda kishte një kamerë të vendosur në xham, kurse mediat kineze raportojnë se burri prapa timonit “ka mashtruar” vdekjen – pasi pikërisht në hapësirën ku ai ishte copa e shkëmbit nuk e goditi veturën.

Ai madje ka arritur të del nga vetura pa lëndimin më të vogël. Shoferët e tjerë që në ato momente ishin me vetura e tyre në rrugë, nuk mund të besonin se çfarë kishte ndodhur. 

(Kosova Sot Online)