Ngjit shkëmb mbi 500 m në kohë rekord ... pa një litar sigurie

  • 09 October 2019 - 13:45
Ngjit shkëmb mbi 500 m në kohë rekord ... pa një litar sigurie

Një ngjitje e zakonshme në një shkëmb të lartë me nivel të lartë sigurie është më se i zakontë dhe po ashtu edhe e mundur. Po a e keni menduar pa kurrëfarë sigurimi dhe mbi të gjitha me shpejtësi?

Në Shtator, Dani Arnold ngjiti murin e lartë të Cima Grande në vargmalin Dolomites, Itali, me asgjë tjetër përveç duarve të tij të zhveshura. 

Ai e bëri këtë në një kohë rekord prej 46 minutash, 30 sekonda, duke zhdukur rekordin e mëparshëm me gati 20 minuta.

"Është një lojë me kokë ku ajo luan rolin kryesor. Të gjitha aftësitë, si teknika e ngjitjes dhe gjithë qëndrueshmëria, këto janë themelore për mua", tha 35-vjeçari Arnold për CNN Sport, nga shtëpia e tij në Zvicër, pasi foli gjatë për dashurinë e tij për ngjitjen pa litarë.

"Unë kaloj 200 ditë në vit diku në male, natyrisht jo gjithmonë pa litarë, por çdo ditë është pak përgatitje dhe stërvitje".

Sipas alpinistit 35-vjeçar, minimizimi i rrezikut ka të bëjë me përgatitjen. Para se të nisej në Cima Grande, Arnold u ngjit në të njëjtën rrugë saktësisht (1.800 metra rrugë Comici-Dimai) tre herë dhe u ndje i përgatitur mendërisht për sfidën përpara.

(Kosova Sot Online)