“Topat e zjarrtë” shfaqen mbi Kili, krijojnë situatë kaotike – pretendohet se bëhet fjalë për meteorë

  • 11 October 2019 - 08:30
“Topat e zjarrtë” shfaqen mbi Kili, krijojnë situatë kaotike – pretendohet se bëhet fjalë për meteorë

Autoritetet kiliane janë duke hedhur një sërë objektesh që së fundmi kanë rënë në ishullin Chiloe, duke shkaktuar disa zjarre. Shumë dëshmitarë okularë kanë konfirmuar se bëhet fjalë për meteorë.

Megjithatë, analizën që e kanë kryer autoritetet e Shërbimit të Gjeologëve dhe Minierave, kanë hedhur poshtë mundësinë se topat e zjarrtë janë shkak i zjarreve që kanë shpërthyer këto ditë në vend.

ë Këto informata u shpërndanë shpejt duke shkaktuar polemika në komunitetin e shkencëtarëve. Astronomi dhe astrofizikani kilian Jose Maza, ka deklaruar se topat e zjarrtë sipas gjitha gjasave janë meteorë që kanë rënë si raketa apo satelitë.

Në anën tjetër, astronomi Jonathan MacDauel nga qendra e astrofizikës pranë universitetit të Harvardit, ka shkruar në Twitter se nuk mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për “mbetje” hapësinore, dhe se për këtë nevojiten të tëra që të sigurohen të dhëna të sakta.

(Kosova Sot Online)