Pamje tronditëse nga rrahja masive: Karrige dhe shishe kokës, plas grushti në dasmë...

  • 15 October 2019 - 11:54
Pamje tronditëse nga rrahja masive: Karrige dhe shishe kokës, plas grushti në dasmë...

Një rrahje masive ka ndodhur pikërisht në ditën kur një çift po festonin martesën e tyre në një hotel, ku si rezultat i dhunës katër persona kanë përfunduar në spital. 

Grushta, shqelma, karrige e shishe janë përdorur si armë gjatë sherrit mes dasmorëve në Ramada Park Hall në Ëolverhampton të Anglisë. 

Videoja amatore shfaq mysafirët duke goditur njëri-tjetrin dhe tërhequr zvarrë nëpër sallë, ku nuk mungonin britmat e femrave që shikonin të shokuara partnerët e tyre të mbuluar në gjak. 

Ende nuk dihen arsyet që quan në këtë rrahje masive, ndërsa policia angleze po heton ngjarjen.

(Kosova Sot Online)