Kapin krokodilin gjigant duke përdorur vetëm duart

  • 17 October 2019 - 12:28
Kapin krokodilin gjigant duke përdorur vetëm duart

Një grup të rinjsh kapën një krokodil të madh me duar duke përdorur vetëm një peshqir dhe disa tela në pamjet e tmerrshme të filmuara në një video e cila është bërë virale në rrjet.

Grupi i cili përfshinte një roje shpëtimi u filmuan në Beach Dominical të Kosta Rikës, në Bahia Ballena de Osa, ku ata e joshën grabitqarin 2 metër e gjysmë dhe përfundimisht i mbështollën gojën me një peshqir.

Sipas raporteve lokale, mashkulli gjigant ishte refuzuar nga femrat dhe ishte transferuar në një habitat tjetër, ku trembi jo pak plazhistët dhe notarët.

Për fat të mirë, ai u dallua në kohë dhe vizitorët e plazhit ishin në gjendje të lëviznin shpejt në një distancë të sigurt para se grupi të vinte për kapjen e ti.

 

(Kosova Sot Online)