Pitoni gjigant i mbështillet në qafë 58 vjeçarit, e shpëtojnë në momentet e fundit

  • 18 October 2019 - 15:50
Pitoni gjigant i mbështillet në qafë 58 vjeçarit, e shpëtojnë në momentet e fundit

Një burrë është shpëtuar në sekondën e fundit, pasi një piton gjigant ishte mbështjellë rreth qafës së tij në një zonë malore në jug të Indisë.

Bhuvachandran Nair, 58-vjeç, ishte angazhuar që të pastronte shkurret në një fshat në Kerala.

Por, kur hasi në pitonin mbi tri metra, i kërkoi ndihmë miqve që ta largojnë, pasi gjarpri u mbështoll në qafën e burrit të cilin filloi ta shtrëngojë në fyt.

Për fat të mirë bashkëfshatarët reaguan me kohë dhe ia larguan nga qafa.

(Kosova Sot Online)