Luan me krokodilin 3 metër në pishinë dhe e quan ‘kafshë të bindur’

  • 18 tetor 2019 - 18:03
 Luan me krokodilin 3 metër në pishinë dhe e quan ‘kafshë të bindur’

Një gjuetar kafshësh të egra ka treguar në një video momentet teksa luan me një krokodil të cilin e fut në pishinën e tij dhe madje e merr edhe në krahë dhe afron edhe kokën e tij në fytyrë pa asnjë problem. Luan me kafshën e egër derisa ajo lodhet edhe del nga pishina.

Paul Bedard, tregon se të mbash në shtëpi një kafshë si krokodili është vërtet argëtuese.

Bedard, tha që ai ishte në gjendje të tërhiqte kafshën gati 3 metër duke e hequr nga uji pasi luajti me të disa momente në pishinë.

Ai e përshkroi zvarranikun si "super të butë" dhe se nuk kishte nevojë aspak për sforco për ta nxjerrë atë nga uji pasi dukej i bindur edhe pse kishte një madhësi sa të një njeriu të shëndetshëm prej 85 kg. 

(Kosova Sot Online)