Pamje të frikshme: Demi “fluturon” në ajër toreadorin

  • 19 October 2019 - 11:03
Pamje të frikshme: Demi “fluturon” në ajër toreadorin

Një toreador spanjoll ka pësuar lëndime të rënda trupore, kur një dem e goditi disa herë.

Demi e goditi Marian De La Vina, 57-vjeç, duke i shkaktuar plagë në kraharor prej 27 centimetra, një tjetër 22 centimetra në bark dhe në një arterie tjetër vitale.

De La Vina po merrte pjesë në garën me dema në El Pilar, ku është sulmuar nga demi që e rrëzoi në tokë dhe ia nguli brinjët në trup dhe më pas e ngriti në ajër për ta goditur sërish.

Në anën tjetër familjarët dhe miqtë e matadorit spanjoll kanë pranuar se vazhdojnë të ndihen të habitur se si ai është ende gjallë, pasi ka pësuar tre sulme në zemër nga plagët që ia shkaktoi demi.

(Kosova Sot Online)