Për ta qetësuar foshnjën e frikësuar, protestuesit libanezë ia këndojnë “Baby Shark”

  • 22 October 2019 - 10:55
Për ta qetësuar foshnjën e frikësuar, protestuesit libanezë ia këndojnë “Baby Shark”

Derisa në në njërën prej rrugëve të Libanit po zhvilloheshin protesta të tensionuara, në mes të rrugës ndodhi një një skenë e mirë. Protestuesit të gjthë u bën bashkë për ta kënduar një këngë e cila i’u pëlqen thuajse të gjithë fëmijëve.

E këndimi i saj në kor, nga protestuesit libanezë, u bë për një arsye të vetme. Për ta qetësuar një foshnje e cila në momentin kur protestuesit ishin në rrugë, ajo nisi të qajë.

E gjithë ngjarja u ngjizua nga nëna e foshnjës. Ajo, Eliane Jabbour po udhëtonte nëpër rrethin Baabda, e vetme me djalin 15 muaj Robin kur u ndesh me turmën e protestuesve.

“Unë u thashë atyre:” Jam me fëmijë, ju lutem mos bërtisni shumë,”  tha ajo për  CNN

Videoja u përhap shpejt në Liban – aq shpejt, tha Jabbour, që burri i saj e pa videon para se ajo t’i tregonte për këtë.

(Kosova Sot Online)