“Betejë për jetë a vdekje” mes leopardit dhe derrit të egër

  • 23 October 2019 - 11:46
“Betejë për jetë a vdekje” mes leopardit dhe derrit të egër

Ky është momenti kur një derr i egër lufton për tu çliruar nga kthetrat e një leopardi.

Bëhet fjalë për pamje të cilat tregojnë momentin kur derri i egër bllokohet pas një përleshje të shkurtër.

Por kur dukej se derri i egër nuk kishte më shanse të shpëtonte, shfaqet një hienë, e cila e ndihmon atë.

Çfarë bie në sy është fakti se, përveçse shpëton, derri i egër merr zemër dhe lufton me leopardin madje duke e hedhur në ajër. Pamjet janë filmuar më 10 tetor në Afrikën e Jugut.

(Kosova Sot Online)